Protesta e PD/ Qytetarët: Shqipërinë e duam me Salinë!

0

Tiranë- Partia Demokratike ka nisur protestën për mbrojtjen e votës së lirë në Bulevardin Zogu i Parë. Përfaqësues të PD, si Flamur Noka, Jorida Tabuku, Enno Bozdo e të tjerë janë mbledhur në afërsi të bulevardit Zogu i Parë.

Deri tani protesta ka nisur me nota të qeta, nën “moton”: Poshtë diktatura, Duam votat tona, Edi Rama kriminel. Gjithashtu një grup protestuesish bënë thirrje: E duam Shqipërinë me Sali Berishën.