Protesta e radhës për Martin Canin, më 3 dhjetor marshim drejt Ministrisë së Arsimit

0

Aktivistë dhe qytetarë kanë paralajmëruar një protestë tjetër për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani disa ditë më parë në Tiranë.

Ditën e martë, më 3 dhjetor, në orën 18:00 do të zhvillohet protestë-marshimi që do të nisë nga shkolla “Fan Noli”, drejt Ministrisë së Arsimit, për sigurinë në shkolla të fëmijëve si dhe zbardhjen e vrasjes së 14-vjeçarit.

Kjo është marshim-protesta e tretë që organizohet nga shoqëria civile që nga dita e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, ku dhe u plagos ky i fundit së bashku me shokun e ngushtë të Martinit.

Gjatë dy protestave të kaluara, prindërit dhe shoqëria civile kanë kërkuar siguri në shkolla për fëmijët dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu