Protesta kombëtare e opozitës, 1500 forca policie në shesh

0

TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e rradhës mbrëmjen e kësaj të premte. Tubimi pritet të nisë për pak minuta, në orën 19:00 para Kryeministrisë. Mësohet, se 1500 punonjës policie do të jetë në terren lidhur me protestën

Edhe pse më parë është raportuar nga selia blu se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime, PD ka improvizuar një mini-podium para Kryeministrisë. Megjithatë, ende është e paqartë nëse do të mbahet ndonjë fjalim i mirëfilltë nga kjo strukturë, apo jo.

Policia doli me një njoftim dhe bëri me dije se nga ora 23:45 e së enjtes deri në përfundim të tubimit më 8 maj, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkohë të premten nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit u bllokua lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”