“Hiqni kapelet”! Një efektiv policie është lënduar mbrëmjen e sotme nga protesta që po zhvillohet përpara ministrisë së Brendshme kundër Sandër Lleshajt. Gurët dhe sendet e tjera të forta që u hodhën nga protestuesit në drejtim të ministrisë goditën një nga efektivët që mbeti i plagosur.
Efektivët e policisë nuk kanë pajisje dhe u kapën të papërgatitur për protestën. Momentet e tensionit, përplasjet dhe konfrontimet mes policisë dhe qytetarëve ishin të shumta. “Nuk ka paqe, ku ka vrasje” tha një qytetar.