Protesta kundër Ramës, mediat ndërkombëtare: Qytetarët protestuan kundër varfërisë dhe korrupsionit

0

TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje protestës së sotme të opozitës në Tiranë. Reuters, USANews, BreakingNews, Heraldscotland, Elpasonic dhe media të tjera shkruajnë se protestë u zhvillua kundër qeverisë Rama për korrupsion. Po ashtu në shkrimin e këtyre mediave, theksohet fakti që protestuesit hodhën fishekzjarre në hyrje të zyrave të qeverisë.

Shkrimi i Plotë:

Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën të shtunën para kryeministrisë shqiptare duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për korrupsion dhe duke protestuar kundër kostos së lartë të jetesës që po i detyron njerëzit të largohen nga vendi. Protestuesit, të udhëhequr nga lideri i opozitës Sali Berisha, hodhën fishekzjarre në hyrje të zyrave të qeverisë ku qindra oficerë policie me mjete kundër trazirave bllokuan protestuesit të hynin në ndërtesë.

“Edi Rama jei dorëheqjen, shkoni ku e keni vendin, në shtyllën e turpit, në shtëpinë e tradhtarëve”, tha Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike në opozitë, duke shtuar se të hënën do të thirret një protestë e re para parlamentit. Berisha, një ish-president dhe kryeministër, është i ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar. Ai i mohon akuzat.

Gjatë protestës Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka korruptuar zyrtarët amerikanë për të lobuar kundër tij dhe kundër partive opozitare. Akuza të tilla hidhen poshtë si nga Rama ashtu edhe nga qeveria amerikane. Rama, i cili është në mandatin e tretë si kryeministër, ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion.

“Si do të jetoj me 7000 lekë shqiptare (64,64 dollarë) si pension. Duhet të paguaj qiranë, rrymën, ujin dhe gjithçka tjetër. Jetët tona janë bërë helmuese,” tha për Reuters protestuesi Mino Xhindi, një pensionist në fund të të 60-ave.

Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu