Protesta në Paris, Macron akuzohet për tradhti ndaj premtimit që u bëri votuesve

0

Aktivistët në Francë kanë akuzuar presidentin Emmanuel Macron se ka tradhtuar premtimin e tij për të zhdukur dhunën ndaj grave dhe vajzave. Grupet feministe të udhëhequra nga Observatori i Dhunës Seksiste dhe Seksuale në Politikë organizuan një demonstratë në rrugët e Parisit kundër asaj që ata e quajtën një “qeveri të turpit”, pasi Damien Abad, ministri për solidaritetin dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, mbahet ende në detyrë edhe pse akuzohet për përdhunim.

Abad ka mohuar akuzat, duke përfshirë edhe atë nga një grua, e cila tha se në vitin 2010 pasi pranoi një gotë shampanjë prej tij dhe u zgjua me të brendshme në një dhomë hoteli me të. Abad tha se paaftësia e tij – artrogripoza, një gjendje e rrallë që prek kyçet – e bënte të paaftë për sulm seksual.

Ndërkohë që zëdhënësja e qeverisë, Olivia Grégoire tha të martën se lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave do të ishte një prioritet për mandatin e dytë të Macron, ashtu siç ishte edhe në atë të parin. Ndërsa shtoi se Abad do të qëndrojë në qeveri dhe i takon sistemit të drejtësisë që të vërtetojë të vërtetën.

Madeline da Silva, bashkëthemeluese e Observatorit mbi Dhunën Seksiste dhe Seksuale në Politikë, e cila informoi figura të larta në partinë e Macron për akuzat kundër Abad përpara emërimit të tij, përsëriti se ai nuk duhet të jetë në qeveri. Megjithatë presidenti nuk e bëri. Duke shkaktuar edhe trazirat e para që pas zgjedhjes së Macrn në krye të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu