Protesta në Tiranë/ 1400 persona do të nisen nga Elbasani drejt Kryeministrisë

0

Ashtu siç është paralajmëruar, tubimi do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Sali Berisha, figura kryesore e opozitës, nuk do të marre pjesë fizikisht në këtë tubim, pasi ndodhet në arrest shtëpie.

Megjithatë, mësohet se Berisha do të flasë përmes teknologjisë në protestë.

Data e zgjedhur, 20 shkurt, ka një rëndësi simbolike, përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, dhe sipas organizatorëve të protestës, kjo ditë shënon një pikë kthese për pluralizmin në vend.

Nga qyteti i Elbasanit pritet të nisin rreth 1400 persona drejt kryeqytetit.

Nisja me makina është e nevojshme pasi autobusët lejojnë transportimin deri në “TEG”.

Protesta ka sjellë në gatishmëri një numër të madh forcash policore, përfshirë 1100 forca të policisë, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, të cilat do të jenë në terren për menaxhimin e mbarëvajtjes së protestës.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, autobotë me ujë për raste incidentesh, dhe kamera me rezolucion të lartë të instaluar nga policia për monitorimin e situatës.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara 2 orë para fillimit të protestës deri në përfundim të saj janë:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  • Sheshi “Nënë Tereza”
  • Rruga “Ismail Qemali” nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”
  • Rruga “Papa Gjon Pali II”
  • Bulevardi “Zhan D’Ark”
  • Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu