Protesta para Kryeministrisë, lëndohen dy policë, një fotograf dhe një protestues

0

Partia Demokratike organizoi këtë të hënë një protestë para Kryeministrisë.

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryetarit të saj, Sali Berisha, drejt godinës së kryeministrisë u hodhën lëndë plasëse molotov ku për pasojë u lënduan dy punonjës të Policisë së Shtetit, një fotograf dhe një protestues.

Policia ka shoqëruar deri më tani tre persona ndërsa pas përfundimit të protestës, në zonë mbërritën ekspertët e kriminalistikës, të cilët po kryejnë veprimet hetimore dhe po mbledhin prova për dokumentimin e shkeljeve ligjore në protestë.