Protesta para MB/ Emigranti i revoltuar, gris pankartën me fytyrën e Ramës: Të ikë sa më parë

0

Me një pankartë në duar për qeverinë, ai ka bërë thirrje për revoltë, madje në një moment ka grisur edhe foton e qeveritarëve që kishte në duar.

Një emigrant shqiptar është revoltuar në maksimum me tragjedinë e Himarës. Me një pankartë në duar për qeverinë, ai ka bërë thirrje për revoltë, madje në një moment ka grisur edhe foton e qeveritarëve që kishte në duar. E po ashtu, tregoi se kishte ardhur nga Italia për pushime por i kishte ndërprerë dhe kishte ardhur në Tiranë për të protestuar lidhur me ngjarjen tragjike.

Ne vijmë nga Italia për pushime në Shqipëri, jemi të indinjuar. Ishim me pushime dhe erdhëm këtu. Të largohet sa më parë ky bandit. Të ikë sa më parë se na nxorri nga vendi ynë. Emigruam se nuk kishim vend në Shqipëri. Të çohemi të gjithë në këmbë. Kemi fëmijë dhe jemi të revoltuar në maksimum. Kam ndjerë 0 siguri. Vetëm paguaj lekë. Për 3 km që kam kaluar shpejtësinë kam paguar 240 mijë lekë,”-tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu