Protesta për prishjen e banesave, banorët e 4 zonave largohen nga Parlamenti, marshojnë drejt ambasadës amerikane

0

Qindra qytetarë nga katër njësi në Tiranë janë nisur drejt ambasadës amerikane në Tiranë ku do të protestojnë për shembjen e banesave të tyre.

Banorët nga Paskuqani, Lapraka dhe “5 Maji” preken nga disa projekte, ndër to edhe projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe.

Një prej banorëve është shprehur se projekti për Unazën është devijuar për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati nga një bizesmen i fuqishëm në Tiranë.

Qytetarët shprehen se dëmshpërblimi për banesat e shembura është i pamjaftueshëm. Ata nuk kanë pranuar të nënshkruajnë kontratat, siç është rasti i banorëve të “5 Majit”.

Më herët, banorëve iu bashkuan edhe disa deputetë të opozitës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu