Protestat e qytetarëve! Rama: Turma ndjek pas foltoren e fallxhoren, nuk dalin në krye

0

“Nuk ka asnjë popull në protesta në sheshe sot, po ka një turmë njerëzish të verbër që mendojnë po kaq mbrapsht sa fjalët e këtij komenti, e prandaj edhe ndjekin pas foltoren e fallxhoren, që hedhin gurin e fshehin dorën sepse e dinë që nuk dalin dot në krye të turmës laramane, pasi nuk i sheh dot me sy shumica dërrmuese e popullit! Sa për shkuljen, maksimumi që mund të shkuli ajo turmë janë pemët, dritat dhe pllakat e bulevardit, se kane dhënë prova që këto i shkulin, po duhet të jesh vërtetë pa asnjë moral e arsye njerëzore, që të jesh një turme e tillë, e cila për turpin e këtij vendi, të këtij populli, të këtij kombi, bën sot protesta politike si në asnjë vend tjetër të NATO-s e të Europës, ku protestohet kundër luftës në Ukrainë“, shprehet kryeministri.

“Se sa më shkon a nuk me shkon mua mendja për këtë popull as nuk ia vlen t’ia shpjegoj atyre që flasin me këtë gjuhe, po koha do ta tregoje vetë edhe për ata që nuk e kuptojnë se derisa hyj edhe këtu e marr e jap me ju, domethënë se më shkon aq shumë mendja sa as gjumi s’më zë kur ju flini, sepse kështu e kuptoj këtë detyrë që kam! Ndërsa për rritjen e çmimeve këto ditë si duhet të ta shpjegoj që ka nisur një lufte dhe lufta këto ka, nuk ka as lule as ulje çmimesh, kurse qeveria ka muaj që paguan për faturën tënde të energjisë pikërisht që të mos e ndjeje familja jote dhe ka miratuar tërë atë Paketë Rezistencë Sociale dje që t’u vijë në ndihmë atyre më në nevojë! Sa për tregtarët, më vjen keq po kjo ka ndodhur në tërë botën sapo plasi lufta dhe nuk di asnjë vend që ta ketë frenuar dot“,- shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu