Gati i njëjti skenar i protestës në Tiranë: Kryeministri, Bllok, Drejtoria e Policisë.
Gaz lotsjellës për t’i shpërndarë, bulevardi tym! Policia rrethon protestuesit dhe shoqëron mjaft prej tyre.
Policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës ndërsa më pas ka nisur shoqërimet ashtu si një ditë më parë. Vetëm një numër i vogël qytetarësh janë aktualisht në bulevard, ndërsa i gjithë sheshi është i mbuluar nga tymi.
Në protestë nuk kanë munguar momentet e tensionit, kapsollat dhe thyerja e stacionit të urbanit pranë Kryeministrisë. Megjithatë numri i protestuesve është më i vogël se dy net më parë. Sot ishin 59 të arrestuarit pas dhunës së mbrëmshme. Protestuesit kërkojnë largimin e Ardi Veliut.