Protestë dhe në Berat, banorët përplasen me policinë

0

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, në hyrje të Bulevardit të qytetit të Beratit, ka nisur protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, ushqimeve, taksave etj.

Qindra qytetarë beratas i janë bashkuar kësaj proteste paqësore, e cila filloime një marshim drejt Prefekturës së qarkut Berat dhe bashkisë së qytetit.

Protestuesit bllokuan edhe rrugën kryesore drejt qendrës së qytetit, teksa pati konfrontim me policinë pasi protestuesit tentuan të çajnë kordonin.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu