Protestë në Përmet, banorët kundërshtojnë ndërtimin e një landfilli për mbeturina

0

Banorët e fshatit Piskovë në Permet kanë vazhduar protestën ditën e sotme në lidhje me ndërtimin e një landfilli për depozitimin e mbeturinave urbane në këtë fshat. Mësohet se banorët nuk e duan ndërtimin e një filiali për depozitim të mbeturinave në fshatin e tyre pasi, sipas tyre kjo gjë dëmton rëndë tokat e fshatit.

Me pankarta në duar, banorët janë shprehur se fillimisht për marrjen e vendimit për ndërtimin e landfillit duhet që të bëhej një dëgjesë publike së bashku me bnorët e fshatit. Ata kanë shtuar se autoritetet duhet që të marrin hapat e duhur për të anuluar ndërtimin e tij.

Kjo është hera e tretë që banorët e fshatit dalin në protestë në lidhje me ndërtimin e një vend depozitimi për hedhjen e mbeturinave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu