Protestë në sheshin ‘Nënë Tereza’, kundër vaksinimit të detyrueshëm

0

Dhjetëra e qindra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në shenjë proteste kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Burra, gra, të rinj e të reja janë mbledhur së bashku në shesh dhe në pankartat që mbajnë duar shkruhet: “Nuk jemi kavje”, ndërsa në një tjetër citohet “Jo vaksinimit të detyruar, të paligjshëm, eksperimental”, e një tjetër shkruhet: “Jo vaksina me forcë, jo 5G”.

Kujtojmë se në Shqipëri është bërë me detyrim vaksinimi i studentëve, pedagogëve, mjekëve dhe zyrtarëve të administratave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu