Protestë para Mësonjtores/ Qytetari sulmon të rinjtë

0

Një protestë është mbajtur sot në qytetin e Korcës përpara Mësonjëtores nga shoqëria Civile dhe studentë të universitetit ‘Fan Noli’.

Me pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar që mësonjëtorja të kthehet sic ishte pasi tashmë sipas tyre është kthyer në “Kothere prej Leshi’.

Sipas tyre tjetërsimi i mësonjëtores ka tjetërsuar edhe autenticitetin e saj.

Protestuesit kanë qenë të mbështetur edhe nga PD e Korcës.

Ndërkohë gjatë protestës ka ndodhur edhe një incident ku një qytetar është zemëruar për përdorimin e fjalës ‘kothere’ pasi ishte mbiemri i tij.

Duke mos e ditur se për cfarë bëhej fjalë saktësisht, qytetari është konfliktuar me disa nga protestuesit duke u kërkuar që të hiqnin fjalën kothere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu