Protestë për ujin e burimit / Banorët ” luftë” me policinë, një person i plagosur rëndë

0

Për të disatën herë banorët e Lumasit ngrihen protestë për të mbrojtur burimin e ujit të Sinecit .

Sipas tyre projekti është bërë pa praninē e banorëve dhe i është shpallur edhe firma fituese kjo e fundit ka filluar punimet.

Banorët janë shprehur se nuk do të lejojnë t’ju marrin ujin pasi ky është i vetmi burim që e mban këtë zonë. Marrja e ujit për ta do të thotë fundi i jetesës së tyre.

Ditën e sotme janë penguar mjetet e firmës ndërsa ka patur edhe konflikte me policin. Burime për InfoWebTv bëjnë me dije se Sherif Shuahipi  është në gjëndje të rëndë për jetën nga  konflikti me policin dhe është nisur për në spital. Ndërsa banorët me orë të tëra kanë bllokuar rrugën dhe thonë se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigje të plotë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu