Protestoi për vrasjen e të riut nga policia, shpallet në kërkim Stresi

0

Mes personave të shpallur në kërkim lidhur me protestën një dite më parë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i Shqiponjave, është edhe reperi i njohur, Arkimed Lushaj (Stresi).

Stresi deklaroi dje në protestë se ishte rritur me të riun që u vra nga policia ndërsa kërkoi nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të jepte dorëheqjen pasi një i ri u vra duke shkuar në shtëpi në mënyrë të padrejtë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu