Protestuan para Kuvendit kundër rritjes së pagave për ministrat dhe deputetët, policia “mësyn” në selinë e “Lëvizjes Bashkë” të Arlind Qorit

0

Në nisje të mbledhjes së Kuvendit këtë të enjte, Lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin kanë mbajtur një protestë në hyrje të institucionit, ku shpreheshin kundër rritjes së rrogës për deputetët dhe ministrat.

Pas kësaj, policia ka shkuar në selinë e Lëvizjes Bashkë për t’i marrë në pyetje disa prej protestuesve.

Kjo protestë u shoqërua me pankartën “Mos u ngopshi”, si dhe hedhjen e disa kartëmonedhave në mënyrë simbolike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu