Pas pak minutash, përpara Kryesisë së Kuvendit pritet të nisë protesta e njoftuar nga opozita, një protestë që vjen sipas vendimit të marrë në Kryesinë e Partisë Demokratike.
Ditën e enjte, kur do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, të zhvillohet një tjetër protestë para parlamentit.
Siç shihet, një numër i madh i forcave të Policisë së Shtetit janë vendosur jashtë ambienteve të Kuvendit dhe pikërisht tek hyrja e deputetëve, të cilët janë pjesë e komisioneve parlamentare. Edhe në anët e tjera të Kuvendit ka një numër të lartë të punonjësve të rendit, të forcave “Shqiponja”, por edhe punonjës të Ndërhyrjes së Shpejtës, në pjesë të tjera të godinës së Kuvendit.
Në trotuarin përpara Kryesisë së Kuvendit janë mbledhur protestuesit e parë, që po presin edhe mbërritjen e z. Sali Berisha, i cili pak më parë bëri një deklaratë për shtyp.”