Protestuesit tentojnë të futen në Ministrinë e Brendshem, forca të shumta policie rrethojnë qytetarët

0

 

Dhjetra të rinj janë mbledhur para ambienteve të Ministrisë së Brendshme, duke protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha, një ditë më parë në derën e tij të shtëpisë.

Protesta është tensionuar pasi protestuesit kanë tentuar që të futen brenda ambienteve të ministrisë së Brendshme. Ndërkohë forca të shumta policie po përpiqen që të ruajnë institucionin e Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërkohë që nuk janë përmbajtur duke bërë thirrje “Poshte diktatura”.

“Po na vrasin nipat mbesat, po na vrasin. Vdekje kriminelëve. Vrasësi është Edi Rama. Ndëshkim ndëshkim, ta ndëshkojnë shqiptarët. Kam ardhur për tu sensibilizuar me vdekjen atij djali. Këtë kauzë nuk do ta lëmë këtu, po i rrisim me gjak dhe djersë. E ftoj gjithë Dibrën e Klodianit, ku janë dibranët. Këtu na keni na vrisni, të gjithë si Klodiani. Është e rëndë, e papranueshme.”- tha nje qytetra.Faxweb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu