Provimet e Maturës, nxënësit testojnë sot njohuritë në Matematikë

0

SHQIPËRI- Maturantët do t’i nënshtrohet sot testit të tretë të Maturës Shtetërore.

Janë 30 mijë maturantë do të japin sot në orën 10:00 provimin e Matematikës, test ky, i cili do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Gjimnazistët u mbetën dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje.

Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshkruan testit tëparë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Njësoj si  vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.

Përfaqësuesit e kësaj të fundit thonë se kjo nuk e ka cenuar  mbarëvajtjen e procesit.

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata riststojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu