Prrenjas/ Dyshohet se është mbytur në rezervuar, nisin kërkimet për gjetjen e 58-vjeçarit

0

Një 58-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit.

Ishte kushëriri i tij, i cili ka njoftuar sallën operative në orët e para të mëngjesit pasi 58-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Në afërsi të rezervuarit, janë gjetur veshjet dhe biçikleta e 58-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit.

Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit Xh. D., janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu