PS drejt fitores,Balla i rikthehet punës/Inspekton shtrimin e rrugës në Polis

0

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla i rikthehet punës pasi arriti të siguronte një rezultat të mirë për PS-në në qarkun e Elbasanit, në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Balla ka parë nga afër punën që po kryhet për shtrimin me asfalt të rrugës së re në Polis.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se rruga e re do ta shndërrojë këtë zonë në një atraksion agro-turistik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu