PS fitoi Vorën, Veliaj: Ishte rezultat suprizues edhe për ne

0

Veliaj: Jam i kënaqur me rezultatin. Nisur edhe nga zgjedhjet e tjera po njiihet standarti. Kemi fituar me afro 70% bashkinë. Kemi disa mesazhe që marrim nga Vora. Arritëm të prodhonim një rezultat të shpejtë me anë të votimit elektronik. Nuk ka më bastione në Shqipëri dhe mesazhi i fortë është që st njerëzit nuk duan sherr dhe sa më pak histeri. Ishte rezultat suprizues. Sondazhet tona tregonin mbi 50%. Por kjo është një mënyrë për ne që të kërkojmë falje për disa gjëra që nuk i kemi bërë. Per ata që nuk na dhanë besimin e tyre do u shërbejmë njëlloj. Këtë përkushtim do e kthejmë në punë. Ende ka punë për të bërë. Po të shikosh rezultatin dhe të marrësh parasysh pjesmarrjen, nuk na ka çeduar rezultati. Njerëzit pas 30 vitesh ka lëvizur dhe kanë parë që votohet për atë që punon. Për herë të parë, qytetarë të djathtë kanë votuar majtas. Në Rrogozhinë besoj se do kemi rezultat pozitiv. Ne duam që të kemi vota më shumë se sa dy kundërshtarët. Dua t’ju kujtoj të gjithë qytetarëve, ata që ne kemi mundur nuk janë armiqtë tanë, ata janë njerëz që jetojnë në Vorë. Jorida nuk është armikja ime. Do të duhet të bashkëjetojmë dhe të gjëjme mënyrë dhe gjuhë që në të garojmë me projekte. Kjo do të jetë gjuha e të ardhmes”,- tha Veliaj.