Pse Argjentina, kampionia e Botës, nuk ka në përbërjen e saj lojtarë me ngjyrë?

0

Lufta e pavarësisë dhe emigracioni europian e uli në masë të madhe numrin e qytetarëve me origjinë afrikane në vendin amerikano-jugor

ARGJENTINE – Pothuajse të gjitha skuadrat evropiane në Kupën e Botës në Katar kishin në listën e tyre lojtarë me origjinë afrikane. Franca, Gjermania, Anglia, Belgjika, Portugalia në përbërjet e tyre kishin mjaft lojtarë të tillë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qenë një shtet me shumë kolegje, natyrisht që kanë në përbërjen e tyre lojtarë nga Afrika. Pak vende të kësaj liste të gjatë, bëjnë përjashtim dhe mes tyre është edhe kampionia e botës, Argjentina.

Lionel Messi nuk ka pasur kurrë një shok skuadre me ngjyrë në kombëtaren e Argjentinës, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 1978 me ekipin e Mario Kempes dhe në 1986 me atë të Diego Maradonas. A nuk ka Argjentina vërtet popullsi me ngjyrë me origjinë afrikane?

Pse Argjentina, kampionia e Botës, nuk ka në përbërjen e saj

Sigurisht, kërkimet në vend pretendojnë, se Maradona fjala vjen, ka rrënjë të largëta të njerëzve me ngjyrë. Ai kishte, por tani ka shumë pak. Regjistrimi i vitit 2010 tregoi se vetëm 150.000 njerëz me origjinë afrikane jetojnë në Argjentinë, në një vend me një popullsi prej 45 milionë banorësh, ndonëse aktivistët vlerësojnë se numri aktual është më afër 2 milionë.

Sido që të jetë, sado të kërkojmë, nuk do të gjejë një futbollist me origjinë afrikane në kombëtaren e Argjentinës në dekadat e fundit. Historia ka regjistruar një yll të madh me ngjyrë që lulëzuar në vitet 1920.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu