Pse babai kërcënon vajzën e tij 17 vjeçare me armë?

0

Një 17 vjeçare shqiptare me banim në Itali, ka denoncuar babain e saj pasi ky i fundit e kërcënoi me armë zjarri, duke e fundosur plotësisht këtë të fundit. E reja e denoncoi babain e saj pasi ai nuk pranonte lidhjen e saj me një bashkëmoshatar. Kjo e shtyu atë të thërriste policinë pa e kuptuar se çfarë do të ngjiste më tej. Gjatë kontrollit në banesë, policia krahas armës së zjarri gjeti edhe lëndë narkotike.

Gjithçka ndodhi pas një sherri të dhunshëm midis vajzës 17-vjeçare dhe babait të saj, ku dyshohet se ky I fundit e kërcënoi duke i treguar asaj armën e fshehur në rripin e pantallonave.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti pjesë të ndryshme të një arme pa numër regjistrimi, të fshehura në disa vende në  banesë si edhe në një kasolle të jashtme.

Agjentët e Arezzo gjetën gjithashtu dy zarfe të mëdha të ngjitura me celofan që përmbanin rreth 1 kilogram e gjysmë marijuanë si dhe një bajonetë.

Babai 49-vjeçar shqiptar u arrestua dhe u transferua në burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu