Pse duhet ta hamë shalqirin me gjithë fara? Sa e rrit dëshirën në shtrat?

0

Shalqini është një frut që lulëzon dhe ka origjinë nga Afrika Jugore.Ështe bimë vjetore që peshon jo pak dhe ka zakonisht lëkure me ngjyrë të gjelbër kurse në brendi është e kuqe. Shalqini është i mbushur me ujë dhe lëndë ushqyese, përmban shumë pak kalori dhe është jashtëzakonisht i freskët.
Kultivimi i tij daton që nga mileniumi i II-të në Egjipt dhe që nga shekulli i X-të në Indi dhe Kinë.Më vonë u kultivua edhe në Europen Jugore ku edhe sot e kësaj dite është një nga frutat më të pëlqyer në këto vende.
Shalqini është i pasur me vitaminë A dhe C. Është gjithashtu i mbushur me ujë dhe lëndë ushqyese, përmban shumë pak kalori dhe është jashtëzakonisht i freskët.
Të pish lëngun e tij apo të konsumosh atë, mund të ketë disa përfitime shëndetësore, duke përfshirë presionin e ulët të gjakut, përmirëson ndjeshmërinë e insulinës dhe redukton dhimbjet e muskujve.


Por ajo që me siguri jo të gjithë e dinë është se farërat e shalqinit nuk duhet kurrësesi ti hidhni. Farat e këtij fruti janë të pasura me hekur, vitamina B dhe magnezium.
Kështu, këto fara mund t’ju ndihmojnë me sistemin tretës duke parandaluar diharrenë ndërsa prania e hekurit dhe vitaminës B ju ndihmojnë me sistemin imunitar.
Magnezi i pranishëm në to është gjithashtu i dobishëm për të luftuar reaksionet alergjike por edhe për të luftuar infertilitetin tek meshkujt. Sipas studiuesve, farat e shalqirit rrisin cilësinë e spermës duke rritur kështu shanset për ngjizje.
Veç këtyre, këto fara mund t’ju ngrenë dhe libidon për një performancë më të mirë në shtrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu