Pse Hailey Bieber mbylli llogarinë e saj të Twitter

0
NEW YORK, NY - SEPTEMBER 06: Justin Bieber and Hailey Baldwin attend the John Elliott front row during New York Fashion Week: The Shows on September 6, 2018 in New York City. (Photo by Nicholas Hunt/Getty Images for NYFW: The Shows)

Në videon e fundit të postuar në kanalin e saj në YouTube, Hailey Bieber, në një bisedë me psikiatren Jessica Clemons, flet rreth talljeve intensive në internet dhe kritikave që ajo ka marrë, duke zbuluar dhe disa nga arsyet pse vendosi të mbyllte llogarinë e saj në Twitter.

Hailey tha fillimisht se një nga problemet më të mëdha që ka hasur në rrjete sociale, ka qenë krahasimi që i kanë bërë me njerëz të tjerë, edhe në pamjen e jashtme.

“Veçanërisht pasi u martova, mora një nivel tjetër vëmendjeje dhe kjo ndikoi shumë. Një nga problemet më të mëdha me të cilat kam luftuar ishte fakti që më krahasonin, bënin krahasime me trupin, sjelljen dhe gjithçka. Kur kalon një situatë të tillë me kaq shumë njerëz që të ndjekin, krijohet një rrëmujë në kokën tënde dhe ti fillon të vësh në dyshim gjithçka.”

Hailey shton:

“Mendoja: ‘Mos ka vërtet diçka që unë nuk e shoh, por ata po? Ndoshta kanë të drejtë’. Arrita në një pikë ku mendoja se po jetoja vërtet në iluzion.”

Modelja thotë se për t’u përballur me gjithë këto, ajo vendosi kushte për minimizimin e kohës së shpenzuar në rrjete sociale, të tilla si përdorimi i Instagramit vetëm në fundjavë dhe jo nga e hëna në të premte. Bieber tha se kjo ishte dhe një nga arsyet që ka mbyllur profilin e saj në Twitter – për shkak të “mjedisit shumë toksik” të tij.

“Nuk kam më as Twitter, sepse nuk kishte asnjëherë një rast që hyja dhe nuk gjeja diçka jo të mirë. Vetëm mendimi i rihapjes së aplikacionit më jep ankth.”

Megjithëse Hailey nuk përmendi emra në mënyrë të qartë, personi me të cilin ajo është krahasuar vazhdimisht në rrjete sociale, referuar dhe periudhës kohore për të cilën foli, është pikërisht Selena Gomez. Vajzat janë bërë shpesh kryefjalë e përballjeve online, nga grupet mbështetëse përkatëse, për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieber.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu