OBSH-ja thirrje Europës: ‘Ritmi i ngadaltë i vaksinimit, i papranueshëm’

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje Europës t’i kushtojë më shumë vëmendje vaksinave anti-Covid, duke i kritikuar për ritmin e ngadaltë të këtij procesi.

Sipas OBSH, ritmi i rritjes së infeksioneve në Europë është shqetësues dhe është “e papranueshme” të ecet me të tilla ritme vaksinimi.

Hans Kluge, përfaqësuesi i OBSH-së për Europën tha se ky ngadalësim s’bën gjë tjetër veçse shmang pandeminë.

“Vaksinat përfaqësojnë mënyrën tonë më të sigurt për të dalë nga kjo pandemi. Gjithsesi, ky ritëm i ngadaltë është i papranueshëm. Procesi duhet përshpejtuar  duke rritur prodhimin e vaksinave, duke shmangur pengesat dhe duke përdorur edhe dozën e fundit në magazinë.”- u shpreh ai.

Vetëm javën e shkuar u vu re një rritje shqetësuese e rasteve të reja në rajonet e Europës, me plot 1.6 milionë raste pozitivë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu