TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbuluar arsyen se përse Altin Dumani mungoi në seancën çelëse të legjislaturës së re në Kuvend. I pyetur nga mediat, SPAK sqaron se Dumani, ka pasur një agjendë të paracaktuar, dhe për këtë nuk mundi të merrte pjesë në çeljen e legjislaturës së re parlamentare.
“Në përgjigje të kërkesës suaj, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z.Altin Dumani, për shkak të një agjende të paracaktuar e pati të pamundur të ishte i pranishëm në seancës çelëse të legjislaturës së re parlamentare” thuhet në përgjigjen e SPAK.





