“Pse o komisari i jetës sime, o ba çohu…”efektivi i policisë që humbi jetën në aksidentin e Rrogozhinës babai i gazetares Mhilli

0

Një prej personave që humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Rrogozhinë ishte efektivi i burgjeve Tonin Mhilli, i cili është dhe babai i gazetares Valbona Mhilli. Si çdo ditë ai ishte nisur dhe mëngjesin e sotëm drejt Peqinit, ku punonte në burg, por fatkeqësisht aksidenti i rëndë i mori jetën.

Vajza e tij Valbona Mhilli, mes dhimbjes ka bërë disa reagime prekëse në rrjetet sociale, ku shkruan se babai i saj i la ëndrrat në mes, dhe gjithnjë ka vënë në vend të parë punën e tij.

“Pse ike o ba pa mua. Pse e doje punën më shumë se ne o ba? Pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o ba çohu,” shkruan gazetarja e Report Tv, teksa poston edhe një video me babanë e ndjerë.

Në aksidentin e trefishtë, humbën jetën dhe çifti i bashkëshortëve Barjam dhe Merushe Koni.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i mjeteve, ndërsa policia ka shoqëruar në polici një prej shoferëve, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Personi që është shoqëruar në Polici është Endrit Lila, i cili pritet të japë sqarime, dhe do të përballet me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e 2 ose më shumë personave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu