Pse u befasua Erjoni kur e pa? Rrushja sqaron një herë e mirë çfarë e lidh me konkurrentin e “Për’puthen”

0

Rrushja, konkurrentja më e re në “Për’puthen”, ka sqaruar puntatën e sotme njëherë e mirë se çfarë e lidh me konkurrentin Erjonin.

Ajo tha se Erjoni është shok i ngushtë i djalit të xhaxhait të saj dhe para disa viteve kanë pasur thjeshtë flirt me njeri-tjetrin, ndërsa shtoi se u habit edhe ajo vetë nga reagimi i Erjonit kur ajo hyri në studio.

Rrushe: E kam treguar që të njoh sa për mos me dal ma vonë që ja këta të dy njihen që jashtë. Jam treguar e sinqertë. Kam treguar që Erjonin e njoh kemi pasur simpati për njeri-tjetrin, kanë qenë edhe 4-5 muaj që kemi biseduar.

Erjoni: Jo jo ka qenë më pak se 4-5 muaj. Ta sqarojmë për të gjithë muhabeti për ne ka qenë një histori shumë e vjetër, ka 4-5 vjet që ka ndodh. Kur ka ndodh ka qenë 2-3 javë një marrëdhënie shumë e shpejtë. Ka qenë flirt apo diçka më shumë atë e dimë ne. Është e kaluar.

Rrushe: Kam lexuar disa skandale në portale që ka folur ishi i Erjonit. Por unë ishi jot nuk kam qenë dhe s’do jem kurrë. Kam respekt shumë dhe e di që djalin e xhaxhait tim e ke shumë shok dhe diçka mes meje e teje s’ka pas kurrgjë. Ngaqë s’kemi pasur asgjë më ka habitur reagimi jot atë ditë.

Erjoni: Se ç’ka kemi pasur ne e dimë vetëm ne dhe nuk dua të hap muhabete që janë mbyllur para 4-5 vitesh. Por them që u befasova se nuk ishim parë për kaq shumë kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu