“Pse vetëm ne”/ Pandeli Majko i “kërkon llogari” drejtësisë: Pse arrestohen vetëm socialistë

0

Deputeti Pandeli Majko nga foltorja e Kuvendit ka zgjedhur të ngrejë zërin për arrestimin e figurave nga Partia Socialiste.

Majko u shpreh se mazhoranca e ka “provuar në kurrizin e saj shkopin e drejtësisë së re” duke mos e fshehur zhgënjimin se kjo drejtësi deri më tani ka parë vetëm majtas.

“Mos prisni që t’u them që ndihem mirë kur shoh përfaqësues të politikës së majtë në burg. E vërteta është që ndihem keq. Por më keq ndihem kur përballem me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin?”, tha Majko.

Deputeti socialist kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të mos u kthehet traditave të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe që marrëdhënia me Prokurorin e Përgjithshëm të mos ajo si ajo e një çifti të divorcuar.

Ndërsa, sa i përket punës së SPAK, Majko tha se mbështet hetimin e nisur brenda strukturës së Posaçme për nxjerrjen e sekretit hetimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu