GJERMANI – PSG hyn në histori duke fituar për herë të parë trofeun e Champions League pasi turpëruan Interin 5-0 në finalen e Mynihut. Që në minutën e 12 Hakimi zhbllokon sfidën dhe kalon në avantazh PSG. 8 minuta më pas Doue arrin të dyfishojë shifrat e takimit në 2-0 i ndihmuar edhe nga devijimi i Di Marcos pas asistit të Dembele.
Me këto shifra 2-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para më favor të PSG, që ishte dhe skuadra dominuese në fushë në këtë fraksion.
Edhe pjesa e dytë me të njëjtin ritëm, Interi është i pafuqishëm për të reaguar dhe i hedhur i tëri në suëm lë whumë hapsira oas që shfrytëzohen saktësisht nga francezët. Në minutën e 63-të sërish Doue shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Paris SG.
Për të mbyllur ndeshjen me rezultat ende pa përfunduar minutat mendon Kvaratskhelia me golin e katërt për PSG në minutën e 73-të.
Por kur dukej se gjithçka ishte mbyllur, Mayele i jep një tjetër goditje zikaltërve duke çuar në 5-0 këtë finale të Champions League.