PSG dhe Arsenal do të luajnë fatet e tyre nga ora 21:00. Të dyja skuadrat do kërkojnë kalimin në finalen e Ligës së Kampioneve.
Takimi i parë mes tyre është fituar nga PSG. Parizienët triumfuan 0 me 1 në transfertë dhe luajnë për dy rezultate në shtëpi.
Luis Enrike dhe Mikel Arteta kanë ndarë mendjen për titullarët në “Parc des Princes”. Surpriza e madhe është mungesa e Dembele.
Sulmuesi francez është i gatshëm në stol për PSG-në. Gjithçka është në balancë mes PSG-së dhe Arsenalit, që numërojnë nga një fitore secila më parë dhe dy ndeshje të mbyllura me barazim.
LIVE PSG-ARSENAL 2-1
27′ Fabian Ruiz, 72′ Hakimi / 76′ Hakimi
NGJARJET KRYESORE
90’+2’ Harkim i Uajt nga e djathta, Merino gjuan me kokë por nuk kthen dot sferën drejt portës.
81’ Dembele tenton nga ana tjetër, duke gjetur përgjigjen e Raja.
79’ Kalafiori nga e majta harkon në qendër ku Saka devijon por jo siç duhet, duke fluturuar sferën jashtë.
76’ GOOOL ARSENALI! Trosard fiton topin në të majtën, pasimi i tij në qendër devijohet dhe shkon te Saka i cili shmang Donarumën dhe çon sferën ne rrjetë.
72’ GOOOL PSG! Pas një aksioni të Kvaratskhelias në të majtën, sfera shkon te Hakimi i cili me një gjuajtje të rrufeshme me të djathtën dyfishon shifrat.
69’ Vitinja gabon pasi penallti a tij pritet nga Raja.
66’ Anglezët kërkuan penallti për një prekje topi me dorë në zonë, loja vazhdon e më pas gjyqtari bën shenjë që do të shohë VAR-in sapo nisi ndalesa e parë. Por për çudi, pamjet atje janë të një gjuajtje të Hakimit të devijuar nga Ljuis-Skelli. Për kryesorin nuk ka nevojë për shumë kohë pritje dhe ai akordon penallti për PSG-në.
64’ Saka nga e djathta provon të gjejë trekëndëshin e largët të Donarumës, portieri përgjigjet me një devijim të shkëlqyer.
57’ Saka tenton golin direkt nga goditja e këndit, Donaruma grushton mbi traversë.
56’ Vitinja driblon këdo që i del para në të majtën, pasimi i tij në qendër nga fundorja devijohet dhe shkon në duart e Raja.
53’ Doue merr një paism në qendër në zonë por gjuajtja e tij me të djathtën nuk gjen portën e Raja.
46’ Nis pjesa e dytë, pa zëvendësime mes dy skuadrave.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të PSG.
38’ Kvaratskhelia tenton driblimin mes tre lojtarësh në të majtën, ai shtyn topin më shumë se duhet dhe Saliba kontrollon sferën.
33’ Merino provon të gjejë portën e Donarumës nga distanca, pa shënjestrën e duhur.
29’ PSG i afrohet golit të dytë me një kundërsulm të shpejtë të Kvaras i cili pason për Barkola. Sulmuesi shmang mbrojtësin që po e mbulonte por gjuajtja e tij ndalet nga Raja.
27’ GOOOL PSG! Pas një goditje dënimi, topi shkon te Fabian Ruiz në kufijtë e zonës, me mesfushorin që lëshon një predhë të pakapshme për Raja.
23’ Barkola i vjedh topin mbrojtësve kundërshtarë dhe niset drejt zonës duke pasuar për Doue. Gjuajtja e këtij të fundit është e lehtë dhe shkon në duart e portierit Raja.
17’ Kvaratskhelia shfaqet për herë të parë në të majtën dhe menjëherë sjell drithërima në portën e londinezëve me një gjuajtje që ndalet nga shtylla e largët.
8’ Tjetër mrekulli e Donarumas, këtë herë ndal gjuajtjen e Odegard.
4’ Mrekulli e Donarumës i cili ndal devijimin nga një distancë e afërt e Martinelit.
3’ Arsenali i afrohet menjëherë golit, teksa pas një harkimi nga e djathta gjuan me kokë në zonë por nuk gjen portën e Donarumës.
1’ Nis dueli në Paris.
FORMACIONET ZYRTARE
PSG: Donaruma; Hakimi, Markinjos, Paço, Nuno Mendesh, Zhoao Neves, Vitinja, Fabian Ruiz, Barkola, Due, Kvaratskelia
Trajner: Luis Enrike
Arsenal: Raja; Ljuis-Skelli, Kivior, Saliba, Timber, Odegard, Parti, Rajs, Martineli, Merino, Saka
Trajner: Mikel Arteta