Në 20:45 do të nis sfida elemnitore që kombëtarja jonë do të zhvillojë përballë Çekisë në Pragë. Janë publikuar formacionet zyrtare dhe trajneri Sylvinho ka bërë zgjedhjet e tij për 11-shen titullare.
Vihet re një rreshtim ofensiv 4-3-3 i vendosur nga braziliani, i cili kërkon maksimumin nga lojtarët në këtë transfertë të vështirë. Në sulm tekniku ka zgjedhur të hedhë nga filimi Seferin në vend të Uzunit, ndërkohë që është preferuar edhe Asllani së bashku me Ramadanin dhe Bajramin në mesfushë.
Formacionet Zyrtare:
ÇEKIA: Pavlenka, Brabec, Holes, Krejçi, Çufal, Suçek, Kral, Provod, Çerni, Kushta, Çvançara
Trajner: J. Shilhavi
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Seferi, Bajrami, Asani, Çikalleshi
Trajner: Silvinjo