Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës së Huaj për maturën shtetërore 2025.
Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25,743 maturantë. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8.
Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:
https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/