Publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve në përballjen me Anglinë

0

FUTBOLL – Shqipëria luan sot një prej ndeshjeve më të veçanta, ndërsa ëndrra për Botërorin nuk është shuar ende.

Sfida e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, Angli-Shqipëri do të luhet në orën 20:45 në “Wembley”.

Trajneri Edi Reja ka zgjedhur edhe 11 lojtarët që do të hedhë në fushën e lojës, për të “luftuar” me me djemtë e Gareth Southgate.

Super talenti Armando Broja nuk do aktivizohet që në nisje të ndeshjes, ndërsa në formacion do të jetë Nedim Bajrami.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.

Anglia: Pikford, Uoker, Çilluell, Xhejms, Stouns, Meguajër, Filips, Henderson, Foden, Sterling, Kejn.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu