Aldo Gjini 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar në drejtim të Altin Gjokës dhe Jetmir Marashit teksa këta dy të fundit ishin të ulur në një lokal, në rrugën Todi Shkurti pranë Qytetit Studenti në Tiranë.
Sipas të dhënave, përplasja mes tyre ka lindur më herët pas një debati verbal për parakalimin me makinë.
Ndërkohë, 31-vjeçari rezulton person me precedentë penalë dhe i shpallur në kërkim nga ana e policisë para kësaj ngjarjeje, ndërsa dy viktimat e sulmit të tij, banorë të lagjes ku ndodhi ngjarja rezultojnë pa precedentë penalë.
Të plagosur ndodhen në spital, ku Jetmir Marashi paraqitet në gjendje më kritike për jetën për shkak se plumbi i ka kaluar pranë zemrës.
Forca të shumta policie janë vendosur në vendngjarje dhe kanë ngritur postblloqe për kapjen e autorit.