Publikohet foto e të riut që u vra një natë më parë në Shkodër

0

I riu që shihni në foto është Erjon Xhenje. Ai u ekzekutua në një lokal mbrëmjen e kaluar në Shkodër.

Dy persona me motoçikletë, pasi kryen krimin, u larguan dhe dogjën mjetin.
Një pistoletë e djegur gjithashtu u gjet në vendin e ngjarjes.

Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se mjeti i autorëve janë gjetur në lagjen “Guerrile”.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë. Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu