FIER– Person që po shikoni në foto është Petrit Mamaj, 56-vjeçari që masakroi për vdekje bashkëshorten e tij, Valdete Mamaj. Vetë 56-vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë. Para efektivëve, ai ka rrëfyer se e ka qëlluar të shoqen me thikë pasi dyshonte se ajo e tradhëtonte.
“Po unë e vrava, e bëra për xhelozi. Më tradhëtonte,”- është shprehur ai ndër të tjera.
Tashmë Petrit Mamaj është në pranga dhe akuzohet për vrasje. Ngjarja e rëndë u ra[ortua fillimisht si vetëvrasje, por më vonë u zbulua se në fakt gruaja ishte masakruar nga i shoqi me thikë.