Publikohet lista/ Këto janë kategoritë e nxënësve që përfitojnë kompensim 100% për blerjen e librave

0

Në vendimin e Këshillit të Ministrave botuar ditën e sotme janë bërë publike kategoritë e nxënësve të arsimit parauniversitar, që përfitojnë kompensim në masën 100% të çmimit të teksteve shkollore.

Ndër kategoritë që e përfitojnë janë nxënësit që i përkasin kategorisë së pakicave kombëtare dhe fëmijët e asaj familje, që janë i treti e lartë në radhën e shkollimit.

Po ashtu përfitojnë kompensim 100% ata nxënës që kanë përfituar statusin e jetimit; vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e punësimit; janë me aftësi të kufizuara, sipas ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”; vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë, sipas ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”; vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti; vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu