Publikohet lista me emrat e punonjësve që përfitojnë pagën e luftës, por që s’ka aplikuar pronari! Ja formulari që duhet të plotësojë

0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën me emrat e punonjësve dhe ish punonjësve që janë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh, por që për ata nuk ka aplikuar pronari.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën me emrat e punonjësve dhe ish punonjësve që janë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh, por që për ata nuk ka aplikuar pronari.

Afati për të aplikuar për punëdhënësit ishte 5 qershori por që janë mbi 4500 mijë punonjës që përfitojnë dhe që tashmë do të duhet të plotësojnë formularin personal me të dhënat e llogarisë bankare dhe të tjera detaje personale.

Pas mbylljes së procesit Administrata Tatimore do të shqyrtojë të gjitha formularët e plotësuar nga bizneset që nuk kanë aplikuar për punonjësit me arsyet e mosaplikimit të tyre.

Pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave, bizneset që nuk kanë aplikuar do të gjobiten 50 mijë lekë për çdo punonjës.

( Kliko këtu ) Lista e plotë me individët përfitues

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu