Mjeku del kundër Pipero-s: Gaboi

0

Epidemiologu Erion Dasho në “Byro Politike” ka folur për rekordin e pandemisë në Shqipëri, ku u shpreh se izolimi gjatë muajit maj dhe prill ishte i panevojshëm. “Izolimi gjatë majit dhe prillit ishte i panevojshëm”, u shpreh Dasho.

Dasho gjithashtu theksoi “armiku” nuk erdhi ndonjëherë sepse nuk kishim armik, por kishim një sëmundje. Ndërkohë ai theksoi se është me rëndësi që të mos fajësohen qytetarët, por që Komiteti Teknik i e Ekspertëve të mbajë përgjegjësi, ndërsa shtoi: “Pipero të shikojë mënyrën e mjekimit sepse porsa i përket epidemiologjisë shumë herë ka gabuar”.

Ndërkohë që duhet thënë se vetë Pipero është shprehur se virusi nuk do të ketë një valë të dytë, megjithatë iu ka kërkuar qytetarëve që të jenë të kujdesshëm.

“Tani situata është serioze, por mund të zgjidhet lehtë. Le të thonë ç’të duan, virulenca tani është në rënie. Të gjitha të dhënat flasin për një virus që është drejt një virulence të ulët.

Tani kjo është një epidemi që mund të kontrollohet, por jo me aventura. Duhet depistim në hyrje të spitalit. Pacientët dhe mjekët duhet të pajisen me masa mbrojtëse. Këto masa i ka nxjerrë bota, nuk i shpikim ne.

Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike duhet të mbajnë maska dhe duhet të jenë të kujdesshëm, se janë pjesa më e rre.zikuar. Tendenca e komitetit për të fajësuar qytetarët është gabim. Komiteti është përgjegjës për situatën që ne kemi , jo qytetarët”, tha epidemiologu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu