Publikohet video e rrallë e vitit 1973 brenda shtëpisë së Edi Ramës kur ai ishte 9 vjeç

0

Publikohen disa pamje të rralla të familjes së Kryeministrit Edi Rama në vitin e largët 1973. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shikohet kur i ati i Kryeministrit, Kristaq Rama, asokohe deputet, kthehej nga puna në Durrës. Derën ia hap e shoqja, Aneta, ndërsa personi i parë që e pret është djali i vogël Olsi, asokohe vetëm 4 vjeçar.

Më pas në video shfaqet Kryeministri Edi Rama, atë kohë vetëm 9 vjeç, i cili qendron i ulur duke bërë detyrat, për bërjen e të cilave duket se e ndihmon e ëma dhe i ati. Ky i fundit, shihet më pas duke zhvilluar një bisedë me mamanë e tij, gjyshen e Edi Ramës, ndërsa bashkëshortja Aneta përgatit tryezën e ngrënies.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu