Tashmë është konfirmuar se Ledion Liço do të prezantojë këtë edicion të ‘Big Brother Vip’. Imazhi i tij i ka munguar prej vitesh televizionit e duket se ky do të jetë një rikthim i fuqishëm i tij si prezantues në formatin e famshëm. Ledioni së fundmi ka rikthyer edhe faqen e tij zyrtare në Instagram, ku edhe ka filluar të postojë.
Mirëpo ky ndryshim nuk u prit dhe aq mirë nga ndjekësit, të cilët shprehën hapur në komente mbështetjen për Arbana Osmanin. Për këto komente, duket se ka ardhur nje reagim nga Ledion Liço.
