Publikuan me video votën, disa emigrantë në Angli rrezikojnë 3 vite burg (VIDEO)

0

Disa votues nga diaspora kanë nisur të publikojnë video momentin kur zgjedhin subjektin dhe kandidatin ne fletën e votimit.

Për këtë veprim ata rrezikojnë deri në 3 vite burg.

Neni 327, i kodit penal thotë se “shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikon se të gjithë ata që fotografojnë votën për te dokumentuar preferencën e tyre dënohen me burgim nga gjashtë muaj minimumi, deri në 3 vjet.

Në shumicën e videove është publikuar vetëm zgjedhja e subjektit politik dhe kandidatit.

Por një shqiptarë siç shihet në këtë video ka guxuar të dalë me fytyrë duke filmuar të gjithë procesin e plotësimit të fletëvotimit.