Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft e zhurmshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Debatet me tone të larta nuk kanë munguar mes banorëve.
Ledjona Xheladinaj dhe Ilnisa Agolli janë përfshirë në një sherr mes tyre në dhomën e gjumit, ku kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëra-tjetrës.
Dy gazetaret kanë thumbuar dhe ironizuar njëra-tjetrën. Në një moment Ledjona akuzon Ilnisën se di të bëjë vetëm “puçi-puçi poshtë jorganit”, duke iu drejtuar “o injorante, o lepurush i vogël, ule kokën atë bëj, trego veten”.
Ndërsa Agolli e ka ftuar t’i bashkohet në krevat me Meriton Mjekiqin, duke iu drejtuar “do të vish edhe ti, ka vend”. Por ky koment i saj ka irrituar Ledionën e cila iu kundërpërgjigj duke i thënë “o ordinere, nuk jam mësuar si ty”.
Pjesë nga sherri:
Ledjona: Puçi-puçi poshtë jorganit, ule kokën atë bëj! Trego për veten
Ilnisa: Është me fat, nuk është me inat
Ledjona: O injorante, o injorante! Lepurush i vogël, ule kokën aty dhe shtrihuni
Ilnisa: Do të vish edhe ti, ka vend edhe për ty?
Ledjona: Nuk jam mësuar si ty unë, o ordinere. Në rregull, sa kam ardhur këtu jam vetëm. Mos ma trego mua atë do të vish këtu, ndoshta t’i je mësuar, por unë jo. Hajde fute kokën aty.
Ilnisa: Femra që i thotë femrës ordinere
Ledjona: Ti flet për femrat? O njeri i ulët
Ilnisa: E di sa gjëra di të të them unë ty