Punëtorët e mirëmbajtjes zbulojnë tunelin nëntokësor pa dashje, hedhin në erë planin për grabitjen e bankës

0

Punimet e mirëmbajtjes dhe kontrollit rutinë të godinës kanë zbuluar pa dashje një plan grabitjeje spektakolar dhe të denjë për filma hollivudianë të një banke në Gjermani.

Dega e Vloksbank (Banka Popullore) në Nordhein-Ëestfalen të Gjermanisë i shpëtoi mrekullisht grabitjes pasi një ekip punonjësish zbuluan nëntokë pranë hyrjes së saj një tunel të papërfunduar ende.

Menjëherë u njoftuan autoritetet, që përcaktuan se tuneli ishte një përpjekje për të hyrë nëntokë në kasafortat e bankës. Policia tha se tuneli ishte rreth 8 metra i gjatë dhe një metër i gjerë dhe në anë me dërrasa druri për të mbajtur anët e tij që të mos shembeshin.

Hetuesit ndoqën gjurmët dhe zbuluan se tuneli niste në një shtëpi pranë kabinës shpërndarëse të energjisë elektrike, që nuk ndodhej larg.

Një zëdhënës i bankës tha për mediat gjermane se edhe nëse nuk do të ishte rastësisa, me shumë mundësi grabitësit nuk do të kishin pasur sukses në misionin e tyre, pasi banka është e siguruar mirë dhe me sisteme alarmi që aktivizohen sa herë që një person i paautorizuar hyn te zona e kasafortave të saj.

Veç kësaj, zëdhënësi tha gjithashtu se në këtë degë shuma e parave që ruheshin ishte e vogël. Policia nga ana tjetër thotë se deri më tani nuk ka arrestuar asnjë person për këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu